LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kemi dorëzuar në KSHPK listën e funksionarëve që kanë fshehur pronat

OBRM-PDUKM: Kemi dorëzuar në KSHPK listën e funksionarëve që kanë fshehur pronat

Në Komisionin Antikorrupsion, OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar listën e funksionarëve të emëruar në seanca të Qeverisë, që sipas tyre, nuk e kanë kryer obligimin ligjor, për të dorëzuar listën anketuese.

“I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion dhe Qeverisë që të ndalojnë hedhjen e topit se kush është fajtori. Antikorrupsioni të nis ta kryejë detyrimin ligjor dhe të dorëzojë kallëzime për funksionarët e emëruar që nuk kanë dhënë qasje në pronën e tyre. Nga ana tjetër inkurajojmë Antikorrupsionin që të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Kovaçevskin, për të cilin thonë se nuk i ka informuar për emërimet e funksionarëve edhe pse për këtë kanë komunikuar me të gjithë sekretarët e përgjithshëm që kanë kaluar në këtë pozitë”, deklaroi Brane Petrushevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.


Ndryshe OBRM-PDUKM-ja thotë se në të ashtuquajturën aferën “Pronat sekrete”, 123 funksionarë fshehin prona që kapin shumën e 30 milionë eurove. Gjatë ditëve të kaluara nga opozita maqedonase janë publikuar emra të funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së, që sipas tyre, janë të implikuar në këtë aferë.