LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Është e turpshme që Qeveria e injoron ndotjen enorme të ajrit

OBRM-PDUKM: Është e turpshme që Qeveria e injoron ndotjen enorme të ajrit

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet “E turpshme është marrëdhënia e Qeverisë në problemit më të madh të qytetarëve, ndotja e ajrit. E turpshme është nga fakti që Qeverria e injoron ndotjen enorme të ajrit, problem që në vit merr mijëra jetë njerëzish”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Maqedonia është vendi i parë me ajër më të ndotur në Evropë ndërsa në raportin e Organizatës Botërore për Shëndetësi thuhet se në Maqedoni më shumë se një mijë veta në vit janë viktimë direkte e ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Thuajse dy vite, Qeveria si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor e injoron këtë problem. Qeveria nuk ka zgjidhje, edhe pse më parë gënjente se ka plan detal se si ta zgjidh problemin e ndotjes së ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

LSDM: Problemi me ajrin e ndotur nuk mund të zgjidhet përnjëherë
Lexo po ashtu LSDM: Problemi me ajrin e ndotur nuk mund të zgjidhet përnjëherë

Ata shtojnë se ky nuk është problem që qeveria duhet të mbledh poenë politik dhe se kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve nuk ka vend për bërje politikë. OBRM-PDUKM i bën Qeverisë t’i pranojë masat urgjente që i propozon kjo parti/

“Qytetarët janë viktima direkte të paaftësisë së Qeverisë. Viktima direkte të grimcave të ajrit të ndotur që janë në Maqedoninë. Grimcat që marrin mijëra jetë. Nuk ka problem në botë që nuk mund të zgjidhet, nëse nuk ka vullnet dhe dije. Qeveria deri tani asnjëherë nuk ka pasur vullnet as dije se si ta zgjidh këtë problem”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se Qeveria duhet të ikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori