eksperti-banner

Nga OBRM-PDUKM thonë se kryetarja e Bashkisë së Shkupit duhet të shqyertojë aftësitë e saja për punë para se të publikojë kërcënimet e pretenduara ndaj saj.

Sipas tyre, këto deklarata vinë si razultat i takimeve të fshehta me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe nëse ka pasur kërcënime ajo tashmë do t'i parashtronte tek organet kompetente.


Reagimi i partisë maqedonase opozutare vjen pas deklarimeve të Arsovskës se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka kërcënuar atë në rast se ndodhet në pozitën e kryeministrit.

Nga partia në pushtet, LSDM theksojnë se këto deklarata të OBRM-PDUKM-së janë dëshmi se nuk ka ndryshime në sjelljen e opozitës dhe se shkupjanët nuk duhet të jenë peng të zënkave mes Mickoskit dhe Arsovskës./Telegrafi/