Obiliqi bëhet me palestër sportive

Me rastin e përurimit ministri Krasniqi porositi sportdashësit dhe qytetarët që do ta shfrytëzojnë objektin që ta ruajnë si pronën e tyre, pasi objekte të tilla si kjo palestër nuk ndërtohen përditë. Po ashtu ministri Krasniqi uroi qytetarët edhe për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, siç ishte rasti me pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën Botërore të Hendbollit ditëve të fundit.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, falënderoi ministrin Krasniqi për përfundimin e objektit dhe uroi të rinjtë për “shtëpinë” e re, ku do ta kalojnë një pjesë të mirë të aktiviteteve të tyre sportive e kulturore, raporton Koha.
Përurimin e objektit e përcollën me disa valle e këngë shoqatat e kulturës nga Obiliqi, ndërsa basketbollistët e KB AS “Kastrioti” hodhën topat e parë drejt rrjetave. /Telegrafi/



















































