LAJMI I FUNDIT:

Obamës i kërkohet “kapitulli sekret “ i raportit të për sulmet e shtatorit

Obamës i kërkohet “kapitulli sekret “ i raportit të për sulmet e shtatorit

Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar opsionin e publikimit të një dokumenti me 28 faqe, që lidhet me sulmet 11 shtatorit dhe që përmbajnë të dhëna të cilat mund të zbulojnë një rrjet me bazë në Arabinë Saudite, që supozohet të ketë ndihmuar rrëmbyesit e aeroplanëve në SHBA.

Gjatë hetimit të përbashkët dypartiak, pas sulmit 9/11, janë intervistuar qindra dëshmitarë dhe është përpiluar një raport me më shumë se 800 faqe, por kapitulli i fundit u bë sekret për arsye të sigurisë kombëtare. Ai ka qenë i mbyllur për 13 vjet.


Senatori i New York, Kirsten Gillibrand, i cili e ka lexuar raportin, dhe senatori Bob Graham, i cili ishte bashkë-kryesues i hetimit, besojnë se familjet e viktimave 9/11 meritojnë të lexojnë raportin para se presidenti Obama të vizitojë Lindjen e Mesme më 21 prill.

Graham tha për CBS News në “60 Minutes” se raporti tregon për një rrjet të njerëzve që mbështetën rrëmbyesit, kur ata ishin në Bregun Perëndimor, dhe i ndihmoi ata të regjistrohen në shkollën e fluturimit.

I pyetur nëse në rrjet janë të përfshirë qeveritarët, njerëz të pasur dhe bamirësit, senatori u përgjigj: “Të gjithë të përmendurit”.

Dokument et janë në dispozicion vetëm për anëtarët e Kongresit, në qoftë se ata janë të pashoqëruar dhe nuk marrin shënime.