LAJMI I FUNDIT:

O.J. Simpson lirohet nga burgu, ku qëndroi nëntë vite për vjedhje të armatosur (Foto/Video)

O.J. Simpson lirohet nga burgu, ku qëndroi nëntë vite për vjedhje të armatosur (Foto/Video)
Getty Images

O.J. Simpson është njeri i lirë. Pasi i kaloi nëntë vite në burg për një grabitje në Las Vegas, ish-ylli i NFL është larguar nga burgu i Nevadas ditën e diel.

I veshur me xhinse, atlete dhe me një kapelë, 70-vjeçari i nënshkroi dokumentet e lirimit dhe me qetësi u largua.


Momenti kur iu shqiptua dënimi (Getty Images)

Departamenti i Ndëshkimeve ka publikuar një video të shkurtër të Simpson duke u larguar nga burgu dhe një fotografi të tij duke i nënshkruar letrat e lirimit.

Simpson u arrestua në vitin 2007 pas një grabitjeje të armatosur në Las Vegas, kur e udhëhoqi një grup në një hotel dhe kazino, për të vjedhur disa relike sportive. Ish- ylli i Buffalo Bills kishte pretenduar se reliket dhe gjësendet tjera personale i përkisnin atij.

“Kur hyra në dhomën e hotelit pashë se gjithçka përreth ishte pronë e imja. Vetëm disa topa bejsbolli nuk më takonin mua dhe ua bëra të qartë të gjithëve, se ata nuk janë të mitë. Krejt çfarë doja ishte prona ime… Nuk shkova atje për të vjedhur asgjë. Asnjëherë nuk do ta nxirrja armën”, kishte rrëfyer ai.

Kërkesa e lirimit me kusht iu pranua në korrik të këtij viti (AP)

Sidoqoftë, Simpson u akuzua për shumë vepra kriminale, duke përfshirë: komplot kriminal, kidnapim, grabitje, agresion dhe përdorim të armës vdekjeprurëse. Tre personat tjerë, më vonë gjatë gjykimit pranuan marrëveshjet me prokurorin duke e ia lënë fajin O.J., i cili ishte deklaruar i pafajshëm. Në fund, gjykata e shpalli fajtor dhe ai qëndroi në burg për nëntë vite.

Kjo nuk ishte hera e vetme që Orenthal James Simpson ka pasur probleme me ligjin. Në vitin 1994, ish-gruaja e tij Nicole Brown Simpson dhe Ron Goldman u gjetën të therur me thikë në Los Angeles, ndërsa Simpson kërkohej të merrej në pyetje nga policia për vrasjen e tyre.

Momenti kur u shpall i pafajshëm për vrasjen e ish-gruas (Getty Images)

Ai nuk u dorëzua në polici, ashtu që kapja e tij ishte një prej evenimenteve më të ndjekura drejtpërdrejt në SHBA, duke qenë se ai ishte personazh i famshëm. Gjyqi zgjati 11 muaj dhe në fund, ai u shpall i pafajshëm.

Gjatë jetës, O.J. Simpson është arrestuar edhe disa herë të tjera, për sjellje të dhunshme, për pronësim droge dhe për evazion fiskal. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori