Nxënësit në Manastir pa transport falas, disa shkolla me xhirollogari të bllokuara
Shtatë vjet më shumë se dhjetë shkolla na Manastir janë me xhiro llogari të bllokuara. Borxhi i përgjithshëm i arsimit të Manastirit është mbi 4,3 milionë euro. Disa vite me radhë nuk kanë paguar energji elektrike, ndërsa shkolla ekonomike tashmë shtatë vite po harxhon energji elektrike me hua.
Tani nxënësit mbetën edhe pa transport falas, për shkak se institucionet kompetente nuk dëshirojnë që t’u përsëritet “Transporter”. Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, akuzoi se qeveria e mëparshme këtë problem nga viti 2012, vazhdimisht e kanë injoruar.
“Gjatë qeverisjes suaj, kur i sollëm shkollat në gjunj, tani po përballemi me borxh prej 100 mijë euro vetëm te një përmbarues, me politikat që ju i keni udhëhequr. Atëherë, askush prej jush si këshilltarë që keni pasur shumicën, e as kryetari juaj që e keni mbështetur tre mandate të plota, nuk mblodhët fuqi dhe nuk gjetët mënyrë që këtë çështje ta hapni në seancë qeveritare dhe ta zgjidhni problemin”, tha Natasha Petrovska, kryetare e Manastirit.
Zaev duke vizituar Manastirin, tha se është biseduar për temën e arsimit dhe se problemi sa më shpejtë duhet të zgjidhet për shkak se ndikon në cilësinë e arsimit.
Kryeministrin para godinës së komunës e pritën punëtorët kurreshtarë të cilët shikonin fshehurazi nga zyrat e tyre.
Për transportin e nxënësve i cili ishte më i shtrenjtë se çmimi real, është hapur proces gjyqësor Transporter 1, në të cilin janë të akuzuar ish-kryetari Vlladimir Taleski, ish-sekretari i komunës, Sllobodan Bançanovski dhe rreth 20 persona të tjerë, mes të cilëve edhe drejtorë të shkollave dhe transportues. Njëkohësisht ka edhe proces gjyqësor për Transporter 2, kundër Taleskit dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë, i cili ka të bëjë gjithashtu me transportin shkollor falas.
Transporti shkollor falas hyri në fuqi gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, ndërsa Taleski disa herë ka thënë se është i patjetërsueshëm ndryshimi i metodologjisë për ndarjen e parave për shkak se kështu mungojnë shumë mjete për të mbuluar harxhimet. Ndaj disa transportuesve ende nuk janë shlyer borxhet për transport të nxënësve për vitet e kaluara.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë