Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari (i mitur), në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, kanë bartë armë në shkollë.

Pas intervistimit në prezencë të drejtorit të shkollës, i dyshuari ka pranuar se armën e kishte fshehur jashtë objektit të shkollës.


Nga njësiti policor është konfiskuar revolja pa karikator. Me urdhër te prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.