0Shares

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është fotografuar në një stil më të relaksuar, ndërkohë që një valë e pazakontë të nxehti ka përfshirë vendin e tij.

Temperaturat arritën në 37.8 gradë Celsius në Korenë e Veriut këtë javë, e Kim Jong-un ka zgjedhur në këto ditë të nxehta të vizitojë një fabrikë të trajtimit të peshkut, e për këtë rast kishte veshur një bluzë të bardhë, madje me kopsa të zbërthyera, ndërkohë që bashkëshortja e tij mbante xhaketën.

Ky stil është dukshëm i ndryshëm nga ai i zakonshmi, që ka trajtën e një uniforme.

Në fotot e shpërndara nga agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA, , përcjell tch, Kim shihet teksa inspekton disa produkte, përfshirë edhe rreth 30 lloje të ndryshme konservash peshku.

Sipas medies shtetërore, Kim i cilësoi rezervat e peshkut si një pamje spektakolare.

Një raport i Kombeve të Bashkuara, vitin e kaluar, përllogariste se rreth 41 për qind e popullsisë së Koresë së Veriut është e kequshqyer.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)