Një femër ka informuar se është kanosur nga vjehrri i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është kanosur nga vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/