LAJMI I FUNDIT:

Nuri Seferi mbështet Ziadin Selën (Foto)

Nuri Seferi mbështet Ziadin Selën (Foto)

Boksieri i njohur nga Gostivari ka takuar në Zvicër kryetarin e LR-PDSH-së dhe kryetarin e komunës së Strugës dhe kanë biseduar për sfidat e tyre në sport dhe politikë, njofton Telegrafi.

Nuri Seferi kujton protestat për rastin ”Monstra” në Shkup ku siç thotë ai, kanë protestuar krah për krahu me Selën. Seferi në Facebook shkruan ”Sonte kisha nderin që nga afër të takoj mikun tim z.Ziadin Sela njëherit Kryetar i Lëvizjes për Reforma në Pdsh. Miku im z.Sela gjendej këtu në Zvicër në emër të Aleancës për Shqiptarët për të zhvilluar disa takime me mërgimtarët shqiptar për të bashkbiseduar për problemet që hasin shqiptarët në Maqedoni.”Nuri Seferi Sela


Përndryshe, Ziadin Sela dhe Vesel Memedi përfaqësojnë ”Aleancën për Shqiptarët” në takimet me diasporën shqiptare në Zvicër./Telegrafi/

//

Përshendetje miq. Sonte kisha nderin qe nga afer të takoj mikun tim z.Ziadin Sela njëherit Kryetar i Levizjes pë Reforma…

Posted by Nuri “Albanian Tyson” Seferi on Sunday, March 6, 2016