LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Ndotja e ajrit, një problem i kamotshëm

Nuredini: Ndotja e ajrit, një problem i kamotshëm

Buxheti për ministrinë e ambientit për vitin 2023 arrin në 177 milion denarë. Ministri i këtij resori Naser Nuredini bëri të ditur se fokusi i kësaj ministrie për vitin e ardhshëm do të jenë zhvillimet e projekteve për ujësjellës dhe kanalizime, me qëllim që të ketë ujë të pastër për pije dhe trajtimin e ujërave të zeza.


“Programi për ujërat është rritur nga 90 milion në 105 milion denarë. Kjo do të thotë se ne i përkrahim komunat tona për zhvillimin e projekteve për ujësjellës, kanalizim dhe përmirësimin e standardit të jetës.”, – deklaroi Ministri i ambientit, Naser Nuredini.

Shkupi vazhdon të jetë në mesin e 10-të qyteteve më të ndotura në botë. Rritje e grimcave PM10 është vënë re pothuajse në të gjitha stacionet matëse në kryeqytet. Ministri Nuredini thotë se problemi me ndotjen e ajrit në vend është i vjetër.

“Të gjithë jemi në dijeni se ne si shtet kemi problem historik me ndotjen. Kjo për fat të keq nënkupton mënyrën se si i ngrohim shtëpitë tona, objektet në vend, por ne për çdo vit investojmë dhe të gjitha masat dëshmojnë se po ulet vit pas viti, pak nga pak, por për fat të keq ende kemi problem me ndotjen,”, – theksoi Ministri i ambientit, Naser Nuredini.

Njëherit Nuredini theksoi se kjo ministri shfrytëzon mjete edhe për grant komponentin nga BE dhe shtetet tjera, duke potencuar linjën kreditore prej 126 milion euro për impiantin e Shkupit, apo grant komponentin prej 72 milion eurosh për atë projekt. Po ashtu është në përfundim e sipër tenderimi për impiantin e Manastirit me grant nga fondet IPA. Ndërsa është nënshkruar marrëveshja edhe për kanalizimin e Kërçovës, si dhe impianti për trajtimin e Ujërave të zeza të Tetovës. Po ashtu me huazime nga BERZh do të realizohet projekti për ndërtimin e deponive rajonale në Rusino, Novac dhe Vasilevë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori