LAJMI I FUNDIT:

Numri i porosive për mallrat gjermane gjatë muajit gusht rritet përtej parashikimeve

Numri i porosive për mallrat gjermane gjatë muajit gusht rritet përtej parashikimeve

Porositë për mallrat e prodhuara në Gjermani janë rritur më shumë sesa është parashikuar gjatë muajit gusht, kanë treguar disa të dhëna, duke rritur kështu shpresat për fuqizim të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërkohë që përballet me pandeminë COVID-19.

Porositë janë rritur për 4.5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndonëse ekonomistët kanë parashikuar rritje prej 2.6 për qind të nxitur nga kërkesa në Eurozonë, duke sugjeruar që bizneset po bëjnë përparim në rrugën e tyre të kthimit në nivelet e para krizës, përcjell Telegrafi.


“Procesi i marrjes së porosive të reja në industri po vazhdon me një ritëm të jashtëzakonshëm”, njofton tha ministria e Ekonomisë.

Ekonomia gjermane është tkurrur për 9.7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti, meqë shpenzimet shtëpiake, investimet e kompanive dhe tregtia, janë dëmtuar rëndë nga pandemia.

Insitutit Ifo pret rritje prej 6.6 për qind në çerekun e tretë, dhe më pas ulje prej 2.8 për qind në çerekun e katërt.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se rritja e shkallës së infektimit mund të ndalë sërish aktivitetin ekonomik.

“Ky padyshim është një lajm i mirë. Meriton një duartrokitje të madhe. Rimëkëmbja e marrjes së porosive mbetet e paprekur”, ka thënë shefi për ekonomi në bankën VP, Thomas Gitzel.

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka paralajmëruar se Gjermania duhet të shmangë ndaljen e aktivitetit biznesor, ndërkohë që mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve. /Telegrafi/