LAJMI I FUNDIT:

Nulleshi: KEK-u nuk është ndotësi kryesor i ajrit

Nulleshi: KEK-u nuk është ndotësi kryesor i ajrit

Në Korporatën Energjetike të Kosovës thonë se gjendja e cilësisë së ajrit që ka ndikuar në keqësimin e situatës nuk është vetëm faji i termocentraleve të kësaj korporate, por edhe të industritë e tjera.

“Elementi kyç që ndikon është diçka tjetër, ndonjë burim tjetër e jo termocentralet e KEK-ut. Pra KEK, nuk është determinues në këtë rast të gjendjes alarmuese që jemi”, ka thënë Edmond Nulleshi në emisionin “Përballje” bashkëprodhim i RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com.


Tash në RTV Dukagjini, "Përballje": A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)
Lexo po ashtu Tash në RTV Dukagjini, "Përballje": A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)

Por ndryshe mendojnë në Konsorciumi Kosovar të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ku sipas tyre ka faktorë të shumtë të ndotjes së ajrit, por KEK mbetet kryesori.

Përgjigjet Ambasada Amerikane për cilësinë e keqe të ajrit në Prishtinë (Video)
Lexo po ashtu Përgjigjet Ambasada Amerikane për cilësinë e keqe të ajrit në Prishtinë (Video)

“KEK është ndotësi permanent, ndotësi kryesor, qymyri e përdorimi i tij, por edhe politikat shtetërore që kanë keqësuar gjendjen e situatës së cilësisë së ajrit”, ka deklaruar Rinora Gojani nga KOSID. /Telegrafi/