LAJMI I FUNDIT:

Përgjigjet Ambasada Amerikane për cilësinë e keqe të ajrit në Prishtinë (Video)

Përgjigjet Ambasada Amerikane për cilësinë e keqe të ajrit në Prishtinë (Video)

Sonte, në emisionin “Përballje”, është diskutuar për cilësinë e ajrit në Kosovë dhe se kush janë ndotësit më të mëdhenj. Shumë rezultate e raportime janë publikuar duke marrë për bazë cilësinë në matjet e bëra nga Ambasada Amerikane.

Në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për emisionin “Përballje” nëpërmjet zëdhënëses J. Michelle Schohn për të komentuar rezultatet e cilësisë së ajrit thuhet se cilësia e ajrit në Prishtinë dallon prej një stine në tjetrën dhe prej një lokacion në tjetrin.


Tash në RTV Dukagjini, "Përballje": A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)
Lexo po ashtu Tash në RTV Dukagjini, "Përballje": A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)

Në kërkesën tonë për të komentuar rezultatet, Ambasada Amerikane përgjigjet se mund të komentoj vetëm për cilësinë e ajrit bazuar në matjet e bëra nga aparati për monitorimin e cilësisë së ajrit i cili është i vendosur brenda oborrit të ambasadës.

“Përderisa parashikimet tona ishin se ndotësi më i madh i ajrit në qytet është termoelektrana e Obiliqit, ndryshimi në mes ndotjes së ajrit gjatë stinës së verës dhe dimrit tregon se kontribuues më i madh i ndotjes së ajrit në lagjen Arbëri/Dragodan mund të jetë djegia e qymyrit dhe e drurit që përdoret për ngrohjen e shtëpive private (amvisnive)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë./Telegrafi/