LAJMI I FUNDIT:

Tash në RTV Dukagjini, “Përballje”: A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)

Tash në RTV Dukagjini, “Përballje”: A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)

Sonte në emisionin e radhës “Përballje” po diskutohet për cilësinë e ajrit në Kosovë.

A është gjendja alarmante dhe kush janë ndotësit kryesorë?


Pse sipas Antigona Dervishaj nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës që nga tetori është shtuar numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes? Cila është përgjigjja e Ambasadës amerikane për cilësinë e ajrit në Prishtinë e rrethinë?

Pse Edmond Nulleshi nga Korporata Energjetike e Kosovës thotë se KEK nuk është ndotësi i vetëm kryesorë në vend?

A duhet që qytetarët të dalin me maska mbrojtëse në rrugë e t’i hapin dritaret? A janë matjet afër Ambasadës amerikane ndryshe prej atyre që i bën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës?

Për këto tema në emisionin po flasin:

Letafete Latifi – drejtore, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës;

Edmond Nulleshi – drejtor i Shërbimeve të përbashkëta në KEK

Antigona Dervishaj – specialiste e shëndetit publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;

Rinora Gojani – KOSID

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini./Telegrafi/