LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë ndryshime në portë, Galtier i beson shumë Donnarummas

Nuk do të ketë ndryshime në portë, Galtier i beson shumë Donnarummas

Gianluiggi Donnarumma do të vazhdoj të mbrojë portën e PSG-së, duke mos e pasur shqetësimin e Keylor Navas.

Portieri italian bëri një dalje të gabuar në Ligën e Kampionëve ku shënoi Juventus në fitoren e PSG-së 2-1.

Por trajneri i PSG-së, Christophe Galtier e ka bërë të qartë se nuk është nga ata lloj trajnerët se i pëlqen të ndërrojë portierët.

Francezi ka thënë se ka besim të plotë te Donnarumma i cili me disa pritje bëri që PSG ta ruajë epërsinë.

“Nuk do të ketë ndryshime në portë, nuk jam ai tip trajneri. Kemi prirjen të harrojmë se Donnarumma është i ri dhe vërtet gaboi në daljen te goli i Juventusit, por ishte autor i dy pritjeve fantastike, që më pas na shmangën nga barazimi i mundshëm i bardhezinjve”.

“Më duket sikur e kemi diskutuar edhe më parë temën e Donnarummas. Ai është numri një i skuadrës, ka fizikun e duhur, është i gjatë, teknik dhe nuk mund ta gjykoj nga një gabim apo nga studimi i keq i një trajektoreje”, deklaroi Galtier.

Galtier i dha besimin Donnarummas, për dallim nga Mauricio Pochettino që vitin e kaluar ndërronte shumë shpesh italianin me Keylor Navas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori