Cristiano Ronaldo duket se nuk ka të ndalur sonte.

Ylli portugez ka arritur që ta rikthejë epërsinë për Juventusin ndaj Udineses, 2-1.

34-vjeçari fillimisht e realizoi golin e parë, mirëpo shifrat u barazuan nga Andreas Cornelius në minutën e 55-të.

Festa e Parmas nuk zgjati shumë dhe pesë herë fituesit i Topit të Artë e riktheu epërsinë për torinezët në të 58-në.

Ronaldo deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënojë 16 gola, e që po kalon nëpër një formë fantastike. /Telegrafi/