LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të qëndrojmë këtu”: Momenti kur një grua lut të dashurin të braktisin veturën, pasi po u afrohej me shpejtësi zjarri (Video)

“Nuk mund të qëndrojmë këtu”: Momenti kur një grua lut të dashurin të braktisin veturën, pasi po u afrohej me shpejtësi zjarri (Video)

Një video rrëqethëse e filmuar në Kaliforni shfaq momentin kur një grua e tmerruar nga frika i kërkon të dashurit ta braktisin veturën, pasi zjarri afër tyre kishte kapluar disa vetura dhe malin dhe ekzistonin gjasat e mëdha që ato të shpërthejnë.

Ajo dëgjohet duke e lutur të dashurin që të dalin nga vetura, pasi zjarri po afrohej me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre, transmeton Telegrafi.


“Brandon duhet të dalim jashtë dhe të largohemi. Nuk mund të qëndrojmë brenda. Është duke u afruar shpejt zjarri, të lutem… zemër duhet të dalim”, thotë kjo grua që frikësohej për veten dhe partnerin.

Shumë vetura që ishin në po të njëjtën rrugë, shihen duke u munduar të kthehen që t’i shpëtojnë më të keqes, por ishte trafiku i bllokuar që ua pamundësonte një gjë të tillë.

Si pasojë e zjarrit dhjetëra kilometra të autostradës kryesore të Kalifornisë janë bllokuar, ndërkaq ekipet e zjarrfikësve janë duke bërë të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori