LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Man Cityn”, Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Ronaldos te Man Utd

“Nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Man Cityn”, Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Ronaldos te Man Utd

Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se Manchester United ka vepruar për transferimin e Cristiano Ronaldos pasi mësoi se Manchester City ishte afër nënshkrimit me të.

Ronaldo dukej se ishte në rrugën e tij drejt skuadrës së Pep Guardiolës para se Unitedi të ndërhynte për të siguruar një lëvizje të bujshme për ish-yllin e Juventusit dhe Real Madridit.


“Unë nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Manchester Cityn – nuk mendoj se dikush mund ta bëjë këtë”, ka thënë fillimisht Ferguson për Viaplay.

Nuk mund të mungonin dy fansat më të mëdhenj të Ronaldos në debutimin e portugezit, nëna e tij dhe Alex Ferguson festuan golat e CR7 në stadium
Lexo po ashtu Nuk mund të mungonin dy fansat më të mëdhenj të Ronaldos në debutimin e portugezit, nëna e tij dhe Alex Ferguson festuan golat e CR7 në stadium

“Kjo është arsyeja pse ne bëmë hapa për të siguruar që ai të vinte këtu”.

“Klubi më pas e ndoqi mirë, unë fola me Glazers dhe më pas u bë”.

Ferguson theksoi gjithashtu se shumë palë në Old Trafford ishin përfshirë në rikthimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në klub për herë të parë në 12 vjet.

Cristiano Ronaldo: Ylli i Manchester Unitedit do të kërkojë të thyejë 9 rekorde pas rikthimit në Old Trafford
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo: Ylli i Manchester Unitedit do të kërkojë të thyejë 9 rekorde pas rikthimit në Old Trafford

“Shumë njerëz luajtën rolin e tyre. Unë kontribuova pak, por me të vërtetë Cristiano vërtet donte të vinte këtu, kjo ishte e rëndësishme – funksionoi shumë mirë”.

“Mendoj se ndikimi i tij do të jetë në mesin e lojtarëve të rinj në veçanti. Ai gjithashtu do të ketë një ndikim të madh tek tifozët, natyrisht”.

"Krenar që jam rikthyer te Man Utd", Ronaldo vjen me reagim emocional pas debutimit me dy gola
Lexo po ashtu "Krenar që jam rikthyer te Man Utd", Ronaldo vjen me reagim emocional pas debutimit me dy gola

“Unë flas për të gjithë mbështetësit, është një ditë e mrekullueshme për Unitedin”, përfundoi trajneri legjendar i Unitedit.

Ndryshe, Ronaldo shënoi dy herë në fitore 4-1 ndaj Newcastle United në debutimin e dytë personal të portugezit në United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori