Cristiano Ronaldo: Ylli i Manchester Unitedit do të kërkojë të thyejë 9 rekorde pas rikthimit në Old Trafford

Cristiano Ronaldo ka bërë ‘debutimin e dytë’ me fanellën e Manchester Unitedit pas transferimit këtë verë nga Juventusi dhe tashmë ka para veten nëntë rekorde që mund t’i thyejë dhe të shkruaj edhe më shumë emrin në historinë e klubit anglez, por edhe atë të futbollit botëror.
Ronaldo është kthyer në shtëpi këtë pasdite ndërsa Manchester United ka fituar 4-1 ndaj Neëcastle United në Old Trafford.
Ylli portugez ka shënuar dy gola në ‘debutimin e dytë’ të tij me Unitedin dhe pritjet janë të mëdha te tifozët, drejtuesit dhe stafi i trajnerëve.
36-vjeçari u largua nga klubi në vitin 2009 si lojtari më i mirë në botë, pasi fitoi Topin e Artë gjashtë muaj më herët dhe tani kthehet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Por ai ka punë të papërfunduara në klub.
Ai mund të ketë arritur pothuajse gjithçka në futboll, por, sipas faqes Planet Football, janë nëntë rekorde që ai mund të thyejë pas rikthimit në ‘Teatrin e ëndrrave”.
Telegrafi ua sjell më poshtë të gjitha rekordit që mund të thyejë CR7:
1.Lojtari i parë që shënon 100 gola në Angli dhe Spanjë
Ronaldo shënoi 84 gola në Ligën Premier gjatë kohës së tij të parë në Man Utd para se të shënonte 311 gola në La Liga për Real Madridin. Ka të ngjarë që ai të shënojë 16 gola në ligë këtë sezon, gjë që do ta bënte atë lojtarin e parë që arrin nga 100 gola në kampionatin anglez dhe atë spanjoll.
2.Më shumë gola në një sezon të Ligës Premier
Ronaldo e theu këtë rekord në sezonin 2007/08 me 31 gola të mrekullueshëm. Sidoqoftë, Mohamed Salah e tejkaloi atë në sezonin 2017/18 me 32 gola.
Ronaldo do të jetë në kërkim të rekordit të tij dhe tashmë e ka nisur mirë me dy golat ndaj Newcastle.
3.Më shumë gola për Man Utd në një sezon
Gjatë sezonit 2007/08, numri total i golave të Ronaldos ishte 42. Kjo nuk arriti rekordin e Denis Law me 46 gola të shënuar gjatë sezonit 1963/64.
A mundet Ronaldo të bëjë më mirë?
4.Fituesi më i vjetër i ‘Këpucës së Artë’ në Ligën Premier
Ronaldo është një nga favoritët për ‘Këpucën e Artë’ këtë vit dhe, nëse e fiton atë, ai do të bëhet lojtari më i vjetër që ka fituar këtë çmim, duke mposhtur Jamie Vardy që e fitoi atë me Leicester Cityn në moshën 33-vjeçare.
5.Golashënuesi më i vjetër që shënon het-trik në Ligën Premier
Ronaldo arriti vetëm një het-trik gjatë periudhës së tij të parë në United.
Ai do të duhet të presë deri në sezonin e ardhshëm për t’u bërë golashënuesi më i vjetër në ligë pasi Teddy Sheringham mban atë rekord në moshën 37 vjeç dhe 146 ditë.
6.Më shumë Kupa Evropiane nga një lojtar i vetëm
Ronaldo është ‘Zotëri Liga e Kampionëve’. Ai ka fituar garën elitare evropiane në pesë raste – njëra prej të cilave erdhi gjatë qëndrimit të tij të parë në Mançester.
Nëse e fiton përsëri, ai do të barazoj legjendën e Real Madridit, Paco Gento, me gjashtë trofe. Ai gjithashtu do të bëhet lojtari i parë në Ligën e Kampionëve që e fiton atë gjashtë herë.
7.Golashënuesi rekord i Man Utd në Ligën e Kampionëve
Ruud van Nistelrooy kishte një rekord mjaft të mirë në Ligën e Kampionëve për United, duke shënuar 35 gola në 43 paraqitje.
Por, ky është koncepti i Ronaldos dhe, pasi ka shënuar tashmë 15 gola për klubin, ai do të ketë nevojë për 21 gola tjerë në Ligës së Kampionëve për të mposhtur holandezin.
Ai do të tentoj shanset e tij për ta bërë këtë në dy sezonet e ardhshme…
8.Më së shumti gola të Ligës së Kampionëve në një sezon për Man Utd
Në një shënim të ngjashëm, Van Nistelrooy shënoi 12 gola në një sezon të vetëm në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo do të shpresojë ta mposhtë atë.
Ai një herë shënoi 17 gola gjatë sezonit 2013/14 për Real Madridin…
9.Golashënuesi rekord i Man Utd
Wayne Rooney nuk do të jetë shumë nervoz për këtë rekord. Rooney shënoi një rekord prej 253 golash, ndërsa Ronaldo është në shifrën e 118 golave – me 136 gola prapa anglezit.
Për ta thjeshtësuar, kjo i bie 34 gola çdo sezon për katër sezonet e ardhshme.
Me siguri ky rekord nuk do të mund të thyhet nga Ronaldo.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Anis Mehmeti po jeton ëndrrën kuqezi, nga debutimi te objektivat në qershor: Luajmë për dy fitore

Ekipi Bad News Eagles sot zhvillon ndeshjen e radhës në turneun kualifikues RES Adriatic League

Hugo Lloris konfirmon se do të largohet nga Tottenhami

Zyrtare: Karim Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Goditje dënimi nga pothuajse gjysma e fushës - për Hulk nuk është aspak problem që të shënojë gol

Jo vetëm Al-Hilal dhe Barcelona, edhe tre skuadra të tjera duan transferimin e Messit

Eden Hazard ia ka falur disa miliona euro Real Madridit për shkëputjen e kontratës

Dilema e vetme për formacionin e Simone Inzaghit për finalen ndaj Man Cityt

PSV i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Xavi Simons

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona