LAJMI I FUNDIT:

Nuk mjafton Benzema, Danimarka mposht me rikthim Francën

Nuk mjafton Benzema, Danimarka mposht me rikthim Francën

Danimarka ka fituar si mysafir i Francës me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë edhe pse me raste, nuk soli gola, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim 0-0.


Me të filluar pjesa e dytë Franca arriti të shënojë dhe atë për mirët të Karim Benzema.

Sulmuesi mori një top jashtë zone, bashkëveproi me Christopher Nkunku, mori topin sërish, rrëzoi mbrojtësit me disa lëvizje dhe shënoi për 1-0.

Por për të ndryshuar rezultatin mendoi Andreas Cornelius, që shënoi për 1-1 në minutën e 68-të.

Franca kishte raste për të kthyer epërsinë, ndërsa Danimarka ishte e koncentruar në kundërsulme.

Pikërisht nga një i tillë shënoi në minutën e 89-të, kur pasimi i Joakim Maehle gjeti Corneliusin që shënoi për 2-1.

Danimarka mori një fitore të madhe në start të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Në këtë këtë grup u zhvillua edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Austrisë, ku austriakët shkatërruan kroatët me rezultat 3-0 si mysafir. /Telegrafi/