LAJMI I FUNDIT:

​Nuk miratohet amendamenti për shtimin e buxhetit për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

​Nuk miratohet amendamenti për shtimin e buxhetit për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Deputetë të opozitës dhe pozitës kanë debatuar për amendamentin për shtimin e buxhetit për kategorinë e arsimit me nevoja të veçanta. Me 17 vota për, asnjë kundër dhe 61 abstenime, amendamenti i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë përkrahjen e shumicës së deputetëve.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka propozuar që të shtohet buxheti për kategorinë e arsimit me nevoja të veçanta, dhe në këtë mënyrë të rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.


“Arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta të shtohet buxheti prej 2.5 milionë euro në kategorinë paga dhe shtesa dhe shuma e përgjithshme të jetë 3 milionë e 821 mijë euro. Kështu si arsyetim në mungesë të asistentëve prekë detyrimisht nënat e këtyre fëmijëve dhe i privon nga angazhimi i tyre në sferën publike, duke qenë duhet të kujdesen për këta fëmijë. Aktualisht janë 100 asistentë të angazhuar në sistemin para-universitar për 3 mijë e 939 fëmijë me nevoja të veçanta nga klasa e parë deri në klasën e 12. Propozimi për 500 asistentë në institucionet para-universitar, është se numri që një asistent që duhet të punoj me 12 fëmijë, të ulët që të paktën një asistent të punojë me 6 apo 7 fëmijë”, theksoi Hoxha.

Por ky amendament nuk ka marrë përkrahjen e pozitës. Për këtë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se do të abstenojë.

“Unë kam qenë fëmijë që kam pasur asistencë, gjatë kohës kur kam qenë unë në shkollë për dy arsyeje. E kuptoj shumë mirë çfarë do të thotë ta kesh asistencën e nevojshme. Ka qenë për asistencë për mungesë të gjuhës por edhe për aftësi të kufizuar. Për shkak se kam pasur të pamundshme përdorimin e dorës së majtë. Dhe kjo ka zgjatur me vite të tëra. Por, unë sot do të abstenojë në këtë amendamentin, për shkak se e respektoj faktin që kemi njerëz në qeveri tani që kanë marrë hapat për të cilët është kërkuar shumë kohë më përpara në relacion me nevojat që janë. Po, e kuptoj sa është e nevojshme dhe cilat janë nevojat për përkrahjen e këtyre fëmijëve por edhe të rinjve në fakt”, ka deklaruar ajo, raporton kp

Bogujevci ka premtuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për asistencë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Drejtoresha e organizatës “Down Syndrome Kosova”, ka kërkuar që të mbështetet amendamenti i propozuar nga deputetja Eliza Hoxha për punësimin e 500 asistentëve. Sipas saj, 100 asistentë nuk do të përmbushin as 20 për qind të nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori