LAJMI I FUNDIT:

Nuk këndellet Manchester United, pëson në shtëpi nga Burnley

Nuk këndellet Manchester United, pëson në shtëpi nga Burnley
Pamje nga ndeshja . (Foto: Gareth Copley/Getty Images)

Manchester United e ka pësuar humbjen e dytë me radhë dhe të tetën në këtë edicion të Ligës Premier, ndaj Burnley me rezultat 2-0.

Djajtë e Kuq nuk po kalojnë momente të mira, pasi pësuan edhe një humbje pas asaj ndaj Liverpool.

Burnleyu shënoi në çdo pjesë nga një gol për të dalë me pikë të plota nga “Old Trafford”.

Edhe pse United e dominuan ndeshjen me posedim dhe raste, ishte Burnley që kaloi i pari në epërsi.

Chris Wood gjeti rrjetën në minutën e 39-të, gol me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Chris Wood . (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Me të filluar pjesa e dytë ishin edhe një herë mysafirët që me Jay Rodriguez ngritën epërsinë.

Një gol shumë i bukur me një goditje të fuqishme nga Rodriguez.

Jay Rodriguez . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Edhe pse United u mundua, deri në fund nuk kishte më gola.

Me këtë humbje United mbetet në vendin e pestë me 34 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori