LAJMI I FUNDIT:

Nuk këndellet Chelsea, pëson disfatë edhe ndaj Wolvesit

Nuk këndellet Chelsea, pëson disfatë edhe ndaj Wolvesit

Wolverhampton Wanderers ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo The Blues kishin disa shanse të mira shënimi me anë të Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.


Nelson Semedo ishte i pafuqishëm që të ndalte Pulisicin që të depërtonte nga krahu, e që amerikani lëshoi disa shanse së bashku me francezin.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte më e organizuar dhe shënoi golin e parë me anë të Giroudit në minutën e 49-të me një asistim nga Ben Chilwell.

Por, Ujqit nuk u ndalen dhe i barazuan shifrat me golin e realizuar nga Daniel Podence, që u asistua nga Otasowie.

Wolves nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e fitores me anë të Pedro Netos (90+6′), për t’i fiuar tri pikë të arta.

Pas javës së 13-të, Chelsea është në vendin e katërt me 22 pikë, derisa në xhiron e 14-të do të takohet me West Hamin, ndërsa kjo është humbja e dytë me radhë, pas asaj 1-0 ndaj Evertonit në fundjavë. /Telegrafi/