LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë të ndalur kompanitë që po pezullojnë biznesin në Rusi, Pepsi është gjiganti më i fundit që e ka bërë këtë

Nuk kanë të ndalur kompanitë që po pezullojnë biznesin në Rusi, Pepsi është gjiganti më i fundit që e ka bërë këtë

Duket se presidenti rus Vladimir Putin nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur vendosi të fillojë pushtimin e Ukrainës, pasi çdo ditë e më shumë kompani të mëdha nga e mbarë bota po pezullojnë punën në Rusi.

E ndër të shumtat është edhe PepsiCo Inc, që ka njoftuar se do të pezullojë shitjen e pijes freskuese në Rusi, transmeton Telegrafi.


Një vendimi të tillë pas sanksioneve nga Perëndimi, i janë bashkuar edhe Samsung, Zara, Apple e shumë kompani tjera, duke e ndëshkuar rëndë Putinin për agresionin rus në Ukrainë.

Kompania Pepsi përmes një kumtese ka njoftuar se po pezullon të gjitha investimet kapitale, marketingut dhe aktivitet promovuese në Rusi. /Telegrafi/