LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka marrëveshje mes Qeverisë së RMV-së dhe sindikatave për pagat

Nuk ka marrëveshje mes Qeverisë së RMV-së dhe sindikatave për pagat

Sindikatat dhe Qeveria as sot nuk arritën marrëveshje sa i përket rritjes së pagave. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që nga shtatori pagat e punëtorëve të rriten për 14,5% aq sa ishte vjet inflacioni në vend dhe kërkojnë edhe kthimin e pagave të funksionarëve në nivelin që e kishin para se Kushtetuesja tua rrisë për 78%, ndërsa rritja e pagave të jetë e njëjtë për të gjithë.

Nga LSM thonë se janë në ujdi që për bazë të merret metodologjia e pagës mesatare plus koeficienti dhe modeli të zbatohet për dy vite e gjysmë, kurse pas kësaj periudhe të harmonizohen pagan për të gjithë.


“Ne si LSM vlerësojmë se nëse nga shtatori ndodh që të fillojë zbatimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, pagat e funksionarëve të kthehen në nivelin para vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rritja e pagave të jetë si për ta ashtu edhe për punëtorët. Ajo që ne e propozuam është inflacioni që vitin e kaluar ishte 14,5 për qind të jetë parametri kryesor me të cilin do të rriten pagat në sektorin publik, nga kategoria më e thjeshtë e vendit të punës deri tek më e larta, presidenti i shtetit dhe të gjithë të marrim rritje në përqindje të pagave”- deklaroi Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM.

“Çfarëdo lloj marrëveshje për pagat nën këto përqindje do të thotë regres i vetëdijshëm i buxhetit tonë. Kjo është e sigurt se ne një gjë të tillë nuk do të pranojmë”- thotë Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK.

Zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi nuk u përgjigj konkretisht për ofertën e sindikalistëve për heqje nga rritja e pagave më rritje 78%, por tha se do të diskutohet edhe mbi këtë propozim.

“Nuk thashë se nuk do të heqim dorë, thash se nëpërmjet dialogut do të diskutojmë. Për herë të parë ne tavolinë sot u dha një propozim i tillë, duhet të shohim se çka realisht do të thotë kjo dhe kuptohet ashtu siç e bëjmë ne dialog me sindikatat për të punësuarit në sektorin publik. Ne jemi të punësuar në sektorin publik, nuk kemi sindikatë që na përfaqëson, por me një konsensus të përgjithshëm shoqërorë sepse aty hyjnë institucione që nuk kanë përfaqësues nëpërmjet sindikatave dhe duhet edhe ata të pyeten”- deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Takim i ardhshëm mes sindikalistëve dhe Këshillit ekonomik-social pritet që të zhvillohet të mërkurën.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori