LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk arriti të kalojë në Kuvendin e Kosovës në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nga 61 deputetë të pranishëm në Kuvend, votuan vetëm 45.


“Konsideroj se nuk ka kuorum për këtë projektligj”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.

Ndryshe, nga opozita theksuan se nuk e përkrahin Projektligjin për Byronë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se Projektligji për Byronë është iniciativë joserioze, e pamatur dhe e vobektë.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se nuk e përkrahin këtë Projektligj, pasi sipas tij, Komisioni i Venecias me opinionin e tij për Byronë ka konfirmuar pretendimet e opozitës.

Ndërsa, Albana Bytyçi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Projektligji për Byronë ka mangësi serioze.

Ndërkaq, para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ndonëse debati për këtë çështje është mbyllur, sërish si Qeveri mirëpresin diskutimin pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Sipas saj, ky Komision i ka dhënë dritën e gjelbër qëllimit që ka Projektligji në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori