LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitore për Interin, Torino kthehet nga disavantazhi i dyfishtë për të barazuar

Nuk ka fitore për Interin, Torino kthehet nga disavantazhi i dyfishtë për të barazuar
Danilo D Ambrosio dhe Soualiho Meite (Foto: Getty Images)

As në xhiron e dytë në Serie A, Interi nuk ka arritur t’i gëzohet fitores, pasi luajti baras (2-2) ndaj Torinos, edhe pse e pati epërsinë prej dy golave.

Nerazzurrët e dominuan gjysmën e parë të takimit të zhvilluar në Giuseppe Meazza duke arritur të shënojnë dy gola.

Ivan Perisic shënoi një gol të bukur (Foto: Getty Images)

Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë, kur pas një harkimi të ulët në zonë nga Mauro Icardi, Ivan Perisic shënoi një gol fantastik.

Nikoqirët vazhduan me lojën e mirë, ndërsa Stefan De Vrij e dyfishoi epërsinë me kokë (32′) pas një harkimi të Matteo Politanos nga gjuajtja e lirë.

Stefan De Vrij ishte njëri nga golashënuesit (Foto: Getty Images)

Torino e filloi ndryshe gjysmën e dytë duke bërë lojë sulmuese dhe shumë shpejt arriti ta ngushtojë dhe më pas ta barazojë rezultatin.

Iago Falque dërgoi një top shumë të mirë në zonë, ndërsa Andrea Belotti nuk e fali Samir Handanovicin (53′) në daljen e tij të gabuar.

Andrea Belotti e shënoi golin e parë të mysafirëve (Foto: Getty Images)

Pas një topi të kthyer nga zona, Soualiho Meite bëri një lëvizje fantastike, krijoi hapësirë dhe goditi, ndërsa Handanovic nuk ia doli ta ndalte topin që përfundoi në rrjetë (68′).

Skuadra e Luciano Spallettit krijoi disa raste në minutat e mbetura, mirëpo dështoi ta shënonte golin e fitores.

Interi numëron një pikë pas dy xhirove të para në Serie A, pasi në ndeshjen e parë u befasua nga Sassuolo. Edhe për Torinon, kjo është pika e parë, duke qenë se në xhiron e parë pësoi nga Roma.

Në javën e tretë, Nerazzurrët luajnë mysafirë te Bologna, kurse Torino e pret Spalin në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori