Nga: Sean O’Grady / The Independent (titulli origjinal: Is the Israel-Iran conflict really the start of World War Three?)
Përkthimi: Telegrafi.com
Është një fakt tronditës që, ndërsa udhëheqësit e shumicës së fuqive më të mëdha industriale dhe demokracive kryesore të botës – G7 – mblidhen në Kanada, ka shumë pak gjëra që ata mund të bëjnë, apo duan të bëjnë, për t’i dhënë fund luftës ndërmjet Iranit dhe Izraelit.
Kjo është pjesërisht kështu sepse lufta, ndonëse dramatike në pamje dhe e dhimbshme për civilët, deri tani është e kufizuar në bombardime reciproke ajrore. Ato janë një version më i gjatë dhe më intensiv i sulmeve të mëparshme me raketa, të prillit dhe tetorit, nga të dy vendet, dhe mund të zbuten kur Izraeli të gjykojë se është e arsyeshme ta bëjë këtë – edhe pse Forcat e Mbrojtjes të Izraelit [IDF] aktualisht pretendojnë se kanë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të Teheranit.
Izraeli thotë se sulmet e natës në Haifa dhe Tel-Aviv kanë vrarë tetë persona, ndërsa Teherani pretendon se viktimat janë në qindra. Megjithatë, ende nuk është luftë e përgjithshme. Nuk ka asnjë shenjë që Izraeli do të përdorë armën bërthamore, dhe ka shumë pak mundësi që ShBA-ja të përfshihet drejtpërdrejt në sulme ndaj territorit iranian apo forcave të tij.
Nëse Donald Trumpi dëshiron hakmarrje për dëmin e vogël të raportuar në Ambasadën amerikane në Tel-Aviv, pas sulmeve në një zonë rezidenciale, ai mund ta obligojë Benjamin Netanyahun (BiBin) të merret me këtë.
Pra, kjo mund të jetë pika maksimale e rrezikut, më tepër sesa një përshkallëzim i mëtejshëm. Ende nuk ndihet si fillimi i Luftës së Tretë Botërore.
Nëse e shihni masakrën e 7 tetorit të kryer nga Hamasi si një moment destabilizues dhe provokues, i krahasueshëm me vrasjen e Arqidukës Franz Ferdinand në Sarajevë në korrik të vitit 1914 – shkëndija që ndezi një përplasje globale – atëherë mund të tundoheni ta shihni situatën aktuale si një seri të gjatë ringjalljesh kombëtare në një rajon të paqëndrueshëm, që rrezikon të tërheqë edhe fuqitë e mëdha të kohës sonë.
Ashtu si terroristët serbë në atë kohë, Hamasi me siguri do të mirëpriste ndërhyrjen e fuqive të tjera që tradicionalisht i konsideron aleate – Iranin dhe Rusinë – në krah të tij, kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Hamasi nuk mund të fitojë luftën kundër Izraelit, si i vetëm, por me ndihmën e Iranit dhe Rusisë, ndoshta do të kishte një shans për të avancuar qëllimet e veta dhe për të dobësuar Izraelin.
Kjo është arsyeja se pse reagimi i tepruar i BiBit ndaj sulmeve të 7 tetorit 2023 dukej i gabuar, sepse i shkonte për shtat Hamasit. Dhe, pavarësisht gjithçkaje, kjo organizatë terroriste nuk është eliminuar. Qëllimet ushtarake të Izraelit nuk janë arritur, por vetëm janë zgjeruar për të përfshirë poshtërimin e Iranit, përfundimin e ambicieve të tij bërthamore dhe ndoshta edhe përmbysjen e Republikës Islamike.
Teorikisht, ShBA-ja dhe Rusia mund të përfshiheshin, dhe kjo mund të kishte ndodhur gjatë presidencës së Bidenit. Por, me Donald Trumpin në pushtet dhe me iranianët që janë treguar më të dobët se sa mendohej, dinamika për një përshkallëzim të tillë nuk është në favor të përfshirjes.
Trumpi është shumë i rezervuar për të ndërmarrë ndonjë veprim që mund të pengojë synimin e tij strategjik për partneritet me Rusinë, saqë do të ndërhynte vetëm nëse Izraeli do të rrezikohej seriozisht. Në mënyrë të ngjashme, Putini do të ndërhynte vetëm nëse Irani – një burim i mbështetjes diplomatike dhe ushtarake për fushatën në Ukrainë – do të vihej në rrezik.
As Izraeli e as Irani nuk janë në prag të rënies, dhe Izraeli po bën më shumë se çdo vend tjetër më parë për të ndalur përparimin e Iranit drejt armatimit bërthamor. Është një fakt i pakëndshëm, dhe do të kishte qenë shumë më mirë sikur marrëveshja bërthamore me Iranin t’i kishte arritur të njëjtat qëllime, por kur Trump u tërhoq nga Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët në mandatin e tij të parë, Irani thjesht e përshpejtoi përpjekjet e veta.
Izraeli që ndalon ajatollahët nga pajisja me armë të shkatërrimit në masë, i përshtatet mjaft mirë Trumpit. Dhe, në këtë kontekst, nuk është befasuese që ai ka sugjeruar që Vladimir Putini të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje, apo të paktën një armëpushim. Për momentin, me të njëjtën logjikë, nuk ka asnjë arsye të dukshme pse Arabia Saudite apo Turqia të ndërhyjnë në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Kështu që, këtë javë, G7-ta do të publikojë një tjetër komunikatë të zbehtë që do të kërkojë ç’përshkallëzim, gjë që nuk do të ketë ndikim të madh në Izrael apo Iran, dhe bombardimet do të vazhdojnë. Ashtu si edhe shkatërrimi i pakuptimtë i Gazës, edhe hutët mund të rifillojnë terrorizmin e tyre në nivel të ulët përreth ngushticës së Hormuzit, por që ndalohen nga bombardimet periodike ndëshkuese nga amerikanët.
Megjithatë, ky nuk është stabilitet dhe gjërat mund të përshkallëzohen – por, do të kërkohej diçka dramatike, siç do të ishte dhurimi nga Rusia dhe Koreja e Veriut i një arme bërthamore dhe një sistemi lëshimi për Iranin, që të mund të godasë të paktën Izraelin. Ose, nëse Amerika do të bombardonte Teheranin apo vendet e shenjta.
Në një pikë të tillë, mund të rifillojmë të shqyrtojmë sesi fuqitë e mëdha dhe satelitët e tyre mund të rreshtohen në një luftë totale. Por, ende jo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë