eksperti-banner

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa ishin në një pikë kontrolli, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.


Rasti ka ndodhur në Prishtinë. /Telegrafi/