LAJMI I FUNDIT:

Nuk ishte i ftuar në dasmën e të bijës – Jamie Spears fotografohet i mërzitur duke bërë blerje në ditën kur u martua Britney

Nuk ishte i ftuar në dasmën e të bijës – Jamie Spears fotografohet i mërzitur duke bërë blerje në ditën kur u martua Britney

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, u fotografua me një fytyrë të ngrysur teksa u pa duke bërë blerje ushqimore në Kent, Louisiana, në ditën kur vajza e tij u martua dhe mblodhi një sërë yjesh në Los Angeles.

Këngëtarja 40-vjeçare u martua me partnerin e saj, Sam Asghari, të enjten në mbrëmje dhe Jamie, 69-vjeçar, mungoi në ceremoni ashtu sikurse edhe nëna e Britney, Lynn Spears dhe motra Jamie Lynn Spears.


Kjo vjen pas grindjes së tyre rreth konservatorit, nga i cili artistja amerikane u lirua pas 13 vjetësh.

Jamie Spears (Foto: Splash News)

Në vend të kësaj, Spears – e cila thuhet se eci vetëm nëpër korridor – ishte e rrethuar nga të famshëm si Madonna, Drew Barrymroe, Selena Gomez dhe Paris Hilton.

Babai i saj – i cili së fundmi iu nënshtrua dy operacioneve urgjente për shkak të problemeve me zorrën e trashë – u fotografua i vetëm dhe me një fytyrë të mërzitur.

Britney Spears shkëlqeu si nuse në fustanin e punuar nga Donatella Versace
Lexo po ashtu Britney Spears shkëlqeu si nuse në fustanin e punuar nga Donatella Versace

Jamie u pezullua si kujdestare e vajzës së tij vitin e kaluar pas vitesh protestash nga fansat e saj që nisën fushatën #FreeBritney.

Jamie Spears (Foto: Splash News)

Pas 13 vitesh kontroll të plotë mbi jetën dhe biznesin e saj, Britney më në fund u lirua nga marrëveshja ligjore në nëntor të vitit të kaluar.

Jamie është shprehur i pafajshëm në këtë situatë dhe ka mohuar shumë pretendime të hedhura ndaj tij nga këngëtarja.

Është martuar Britney Spears
Lexo po ashtu Është martuar Britney Spears

Së bashku me Jamie, ish-gruaja e tij, Lynn Spears dhe vajza Jamie Lynn Spears gjithashtu nuk ishin të ftuar në festën e madhe të yllit të enjten.

Jamie Spears (Foto: Splash News)

Dasma e shumëpritur u zhvillua në rezidencën e këngëtares prej shtatë milionë dollarësh në Los Angeles.

Sipas një burimi, nusja u përlot nga gëzimi në disa momente gjatë ceremonisë, me People që raportoi se ajo ‘eci vetë në korridor’ në mungesë të babait të saj dhe dy djemve.

Britney Spears dhe Sam (Foto: Shutterstock)

Kjo në anën tjetër ishte martesë e tretë për Britney Spears, pas asaj me Jason Alexander dhe Kevin Federline. /Telegrafi/

Britney dhe Jamie (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Magazina

"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj

Magazina
Kalo në kategori