Një fotografi e publikuar në rrjetin social Instagram, ka bërë që të aludohet mbi ngjarjet e fundit në jetën e saj private.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Ema Uka, e cila njihet më shumë për publikun si ‘Lyra’ e hit-serialit “O Sa Mirë”.

E njëjta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me vellon e nusërisë.

Shumë nga mediat aluduan gjatë ditës së martë në një martesë të mundshme të aktores, e cila prej disa vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Mirëpo Telegrafi merr vesh nga burime pranë saj se nuk bëhet fare fjalë për martesë, dhe se bukuroshja është ende beqare.

Fotografia me vello është pjesë e një seti të ri fotografik që aktorja Ema Uka është duke realizuar për një linjë fustanesh nusërie në New York”.

View this post on Instagram

💗

A post shared by Ema Uka (@emauka) on Mar 19, 2019 at 11:48am PDT

“Jo, ajo nuk është martuar, fotografitë janë bërë për një fotosesion të ri të sajin në New York”, ka thënë ky burim për Telegrafin.

Ema përndryshe ka kohë që është larguar nga Kosova, dhe nuk është pjesëmarrëse në projektet e kinematografisë vendore. /Telegrafi/