LAJMI I FUNDIT:

Nuk është IQ-ja, as talenti: Shkencëtarët kanë zbuluar cili është karakteri më i rëndësishëm për sukses

Nuk është IQ-ja, as talenti: Shkencëtarët kanë zbuluar cili është karakteri më i rëndësishëm për sukses

Këmbëngulësia është karakteri i cili “vendos” për suksesin, ka treguar një studim i ri i realizuar në Akademinë Ushtarake West Point në Amerikë

Ky hulumtim ka konstatuar që këmbëngulësia është karakteri i cili ka qenë vendimtar kur është fjala për përfundimin me sukses të shkollimit – kurrfarë suksesi i mëparshëm në shkollë as aftësi fizike nuk kanë qenë aq indikatorë të fortë sa këmbëngulësia, transmeton Telegrafi.


Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Pensilvanisë, i cili ka punuar në këtë hulumtim, thotë që këmbëngulësia për sukses është shumë më e rëndësishme se IQ-ja, sepse pikërisht ky karakter u ndihmon njerëzve që akoma të jenë të vendosur dhe të ecin në drejtim qëllimit të tyre, me gjithë pengesat dhe dështimet.

Psikologu ushtarak dr. Michael Metz shpjegon që këmbëngulësia është karakter i rëndësishëm, sepse njerëzit të cilët e kanë këtë cilësi “vrapojnë” pa u lodhur dhe pa u luhatur drejt qëllimit të tyre afatgjatë dhe pikërisht është ajo që u ndihmon që në fund edhe të kenë sukses.

Duke i analizuar të dhënat e grumbulluara nga 11.200 kadetë gjatë disa decenieve, shkencëtarët kanë zbuluar që njerëzit këmbëngulës janë ata të cilët nuk heqin dorë para pengesave dhe mossuksesit dhe kanë pasur 54 për qind shanse më të mëdha që ta përfundojnë shkollimin e filluar.

Suksesi në teste të ndryshme si edhe as aftësia fizike, nga ana tjetër, nuk kanë qenë indikatorë të suksesit të kadetit.

Shkencëtarët theksojnë që kjo nuk vlen vetëm te rasti i kadetëve, porse këmbëngulësia është vendimtare për sukses çfarëdo që të jetë qëllimi juaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)

Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)

Stil
Kalo në kategori