Nuk e fshehin më romancën e tyre - Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen në momente intime në një jaht

Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka konfirmuar dashurinë e saj për ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe çifti u kap duke u puthur në jahtin e këngëtares.
Në fotot e shpërndara fillimisht nga Daily Mail, Perry (40 vjeçe) dhe Trudeau (53 vjeç) shihen duke u puthur dhe përqafuar në një jaht pranë brigjeve të Santa Barbara, Kaliforni.
Një burim i tha The Sun se Trudeau dhe Perry kanë qenë në një lidhje sekrete që nga fillimi i verës.

Kujtojmë se këngëtarja u fotografua duke darkuar me ish-kryeministrin kanadez këtë verë.
Ndërsa thashethemet për një lidhje romantike filluan në atë kohë, nuk pati asnjë konfirmim.

Pastaj Trudeau u kap në koncertin e saj në Montreal, ku një nga klipet e shpërndara në Twitter tregon ish-kryeministren duke i buzëqeshur Perry-t ndërsa ajo performonte në skenë, dhe madje duke kënduar disa fjalë nga kënga e saj "Dark Horse".
Kujtojmë që Justin Trudeau u divorcua nga gruaja e tij Sophie Gregoire në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë.
Katy Perry and Justin Trudeau were spotted together last month on KP's US$4 million yacht in Santa Barbara. pic.twitter.com/903DzXNaEj
— Katy Perry Info (@KPPlayInfo) October 12, 2025
Këtë verë, Katy Perry konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj afatgjatë me Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Daisy. /Telegrafi/




















































