LAJMI I FUNDIT:

Nuk i dinte emrat e kafeneve, studentit shqiptar i refuzohet pasaporta zvicerane

Nuk i dinte emrat e kafeneve, studentit shqiptar i refuzohet pasaporta zvicerane

Edhe pse është lindur dhe rritur në Zvicër, Mërgim Ahmetit i është refuzuar pasaporta zvicerane.

E gjithë kjo sipas autoriteteve përkatëse, pasi Mergimi, kur e kishin pyetur për emrat e kafeneve në fshatin ku jetonte, ai nuk i kishte ditur.


Ahmeti ka pranuar se në momentin e marrjes në pyetje i është kujtuar vetëm njëri nga restorantet, ai thotë se kjo gjë nuk mund të merret si bazë që dikujt t`i mohohet pasaporta e Zvicrës.

22-vjeçari kosovar, i cili përveç që punon, ai gjithashtu ndjekë studimet në Shkollën e Lartë Profesionale për Ekonomi, shkruan 20min.ch, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit për të, reputacioni i tij është gjithashtu i pastër, pasi siç shkruan 20minuten, ai nuk ka bërë kurrë vepër penale, apo marrë gjobë në trafik, dhe gjithashtu është taksapagues i rregullt i shtetit të Zvicrës.

Por, cila është arsyeja që këshilli për natyralizim i fshatit Montlingen ka hedhur poshtë kërkesën e tij?

Në vendimin e këshillit në fjalë thuhet: “Integrimi i Mërgim Ahmetit në fshatin ku jeton është i dobët. Ai angazhohet tepër pak që të integrohet tërësisht në fshat, për shembull ai nuk i njeh restorantet në Montlingen, edhe pse në këtë fshat është rritur. Restorante të ndryshme gjenden në qendër të fshatit dhe në rrugën për në shkollë”.

Këshilli për natyralizim po ashtu ka bërë vërejtje se Mërgimi nuk bën pjesë në asnjërën nga shoqatat sportive ose kulturore të fshatit. Ndërkaq ai thotë se në klubin futbollistik ka qenë aktiv si më i ri por ndërkohë e ka braktisur për shkak të angazhimeve në vendin e punës, që e kishte jashtë fshatit, përcjell albinfo.ch. “Këshilli për natyralizim ka kërkuar enkas arsye për të ma refuzuar pasaportën zvicerane”, është i bindur Ahmeti.

Për Ahmetin kjo është hera e dytë e refuzimit të kërkesës për pasaportën zvicerane.

Herën e parë, para disa viteve, familja e tij kishte bërë kërkesë për natyralizim. Por kjo u ishte hedhur poshtë për shkakun se nëna e tij, si e vetmja në familje, nuk e fliste mirë gjermanishten.

Një kërkesë i ishte refuzuar edhe motrës së tij më të madhe, e cila që në atë kohë ishte në moshën madhore.

Mërgim Ahmeti ka bërë ankesë kundër vendimit të këshillit natyralizues të Montlingenit.

Ankesës ia ka bashkëngjitur edhe një letër referencë të punëdhënësit të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori