Nuk anulohet ndeshja: Drita do të përballet me Linfieldin në një lokacion të ri – pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga UEFA
Tashmë është e konfirmuar se Drita po rikthehet në Kosovës, pas problemeve që iu shfaqën në testet për COVID-19.
Kampioni i Kosovës në futboll do të përballej në Zvicër me Linfieldin në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, mirëpo autoritetet zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n, nuk lejuan që takimi të realizohej.
Në testimet e fundit të bëra ndaj lojtarëve të skuadrës gjilanase, Hamdi Namani rezultoi pozitiv, derisa Bujar Shabani e Fidan Gerbeshi që ishin të infektuar, në një hapësirë kohore pre dy ditësh, rezultuan negativ.
Por, sipas burimeve të Telegrafit brenda kampit bardheblu, ndeshja nuk do të anulohet nga UEFA dhe Linfelidt nuk do të fitojë me rezultat zyrtar 3-0.
Drita pritet që brenda pak çastesh të aterojë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, për të pritur më pas vendimin zyrtar nga shtëpia e futbollit evropian.
Kampioni i Superligës së Kosovës do të ketë shansin që të zhvillojë përballjen ndaj Linfieldit për parakualifikimet e Evropës në një takim të shtyrë për së paku dhjetë ditë.
Nga burimet e Telegrafit, mësohet se Drita do të luajë në Gjermani ose Francë përballjen e mbetur pezull, në mënyrë që të konfirmohet në fushë se kush kalon në rrethin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë.
Klubi gjilanas me reagimin e tyre të bërë të martën e kësaj jave, duket se ka ndikuar te UEFA, në mënyrë që këta të fundit të reflektojnë pozitivisht në gjendjen e krijuar dhe mos të anulojnë ndeshjen.
Ishte raportuar edhe në mediat ndërkombëtare se Drita mund të humbë ndeshjen në tavolinë, gjë që do të ndodhte për herë të parë në histori të garës, mirëpo situata ka filluar tashmë të qartësohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllet pjesa e parë, Manchester City dominimin, Real Madridi golin
Shumë raste, por nuk ka gola në Gjermani: Mbyllet pjesa e parë mes Bayernit dhe Arsenalit
Një luftë të madhe që pret fituesin: Turki Alalshikh lë të kuptohet se klauzola e revanshit të Fury dhe Usyk është gati
Formacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE