LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Na mungoi konkretizimi final

Nuhiu: Na mungoi konkretizimi final

Drita dhe Llapi kanë luajtur pa gola në kryendeshjen e ditës së shtunë në Superligën e Kosovës.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund nuk solli fitues.


Dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë pas barazimit pa gola 0-0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes, duke thënë fillimisht se skuadra e tij dominoi në fundin e ndeshjes.

“Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Edhe Llapi ka pasur rastet e veta, por unë mendoj që 30 minutat e fundit e kemi dominuar ndeshjet, thjesht nuk kemi arritur të realizonim”.

“Kemi punuar gjatë javës pasi e kemi parë që edhe në ndeshjen e parë nuk kemi arritur të shënonim gol dhe u munduam që të punojmë në atë aspekt, por disa futbollistë që kanë mbetur jashtë shkak lëndimeve mendoj që do të shfrytëzojmë këtë pushimin për të ardhur deri tek më e mira e tyre”, deklaroi Nuhiu.

Tutje trajneri shkupjan i Dritës, deklaroi se skuadrës së tij i mungoi konkretizimi final për të shënuar gol.

“Ne kemi punuar gjatë javës dhe mendoj që kemi pasur dy tri raste por që nuk kemi arritur të realizonim dhe mendoj që mbrojtësit anësor kanë funksionuar për mrekulli por ai konkretizimi final na ka munguar”, tha Nuhiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Kalo në kategori