LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Avokatin e popullit për keqtrajtimet e mundshme ndaj grupit të Kumanovës

Nuhiu: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Avokatin e popullit për keqtrajtimet e mundshme ndaj grupit të Kumanovës

Zëvendës Ministri i Policisë, Agim Nuhiu, i ka komentuar ankesat e fundit për keqtrajtimet e të akuzuarve për rastin e Kumanovës. Sipas tij doemos duhet të sundoj drejtësia, dhe nuk përjashton mundësinë që ndonjë pjestarë i MPB-së t’i tejkalon kompetencat.

Sipas Ministrit Nuhiu, pjestarët e MPB-së bëjnë sigurimin e transportit të të akuzuarve prej burgut deri në Gjykatë, ndërsa ky transport edhe inçizohet. Për këtë shkak dhe për të gjitha ankesat Ministri i Policisë Agim Nuhiu ka shprehur gatishmëri të plotë të bashkëpunoj me avokatin e popullit dhe institucionet tjera shtetërore.


Më poshtë e keni postimin e plotë të tij në Facebook:

Për opinionin e gjërë po e përsërisë nuk e di për të satën herë qëndrimin tim në lidhje me ankesat për keqtrajtimet e të akuzuarëve për rastin e Kumanovës. Ne mbështesim fuqishëm sa konceptin për sigurinë në vend po aq edhe konceptin për dinjitet njerëzor. Nuk mund të goditen shkelësit e ligjit me degradimin e tyre, por me masa institucionale adekuate, sikundër që nuk mbrohet siguria e vendit me shkeljen e të drejtave të njeriut, por me veprime operative të ligjshme. Funksionimi i shtetit të së drejtës dhe sundimi i drejtësisë është një sfidë e madhe. Ndjehemi mirë për faktin se ka punonjës në MPB që nuk kanë kurrfarë paragjykime dhe stereotipe, me të cilët e ndajmë këtë sfidë. Megjithate, nuk mundemi të jemi të sigurt se nuk ka pjestarë të MPB-së që në momente të caktuara mund edhe t’i tejkalojnë kompetencat ose të veprojnë jashtë standardeve profesionale. Në rastet e tilla nuk ka zgjidhje tjetër përpos përgjegjësisë për të gjithë ata që shkelin rregullat dhe standardet profesionale gjatë ushtrimit të detyrave të punës. Pjestarët e MPB-së bëjnë sigurimin e transportit të të akuzuarëve prej burgu deri në gjykatë. Nga MPB-ja angazhohen edhe pjestarë shqiptarë për sigurimin e transportit. Ndërkaq, gardianët e burgut dhe policia gjyqësore nuk janë në kompetencë të MPB-së! Tani më ky transport edhe inçizohet! Ne kemi gadishmërinë e plotë që të bashkëpunojmë me Avokatin e Popullit, me Prokurorinë dhe me hallkat tjera të sistemit që drejtësia të jetë objektive dhe transparente. /Telegrafi/