LAJMI I FUNDIT:

​Novavax teston vaksinën kundër COVID-19 te njeriu, rezultatet në korrik

​Novavax teston vaksinën kundër COVID-19 te njeriu, rezultatet në korrik

Një vaksinë eksperimentale që ka treguar rezultate pozitive në laborator kundër kovidit u provua këtë javë edhe te njerëzit. 131 vullnetarë në Australi u injektuan me përbërjen kimike që mendohet se lufton coronavirusit me anë të rritjes së imunitetit.

Një kompani amerikane ka testuar te njerëzit një vaksinë eksperimentale kundër coronavirusit të ri.


Rezultatet paraprake pritet të publikohen në muajin korrik.

Faza e parë e testimit u krye këtë javë në Australi me pacientë vullnetarë, ndërsa faza e dytë do të shtrihet në disa shtete, me grupmosha të ndryshme.

Kompania e bioteknologjisë, “Novavax”, njoftoi se vaksina e tyre vepron nëpërmjet adjuvantëve, duke stimuluar imunitetin qelizor.

Kjo mendohet se siguron një mbrojtje më afatgjatë kundër infeksioneve virale dhe bakteriale, sipas doktor Gregori Glenit, udhëheqësit shkencor të kompanisë “Novavax”.

“Ne veprojmë duke marrë një prototip të gjeneve që përbëjnë proteinat e virusit. Struktura e tyre sipërfaqësore është e tillë që lidhet me qelizat e njeriut dhe injekton materialin e vet gjenetik duke u shumëfishuar pastaj. Vaksina jonë e bllokon procesin duke nxitur imunitetin dhe duke e ndalur infeksionin.”

Testimet do vijojnë gjatë javëve me 131 vullnetarë.

Kompania thotë se nëse rezultatet janë të mira, mund të prodhojë deri 100 milionë doza këtë vit dhe 1,5 miliardë doza vitin e ardhshëm.

Vaksina më e re eksperimentale i shtohet garës globale për gjetjen e një ilaçi kundër coronavirusit që ka infektuar mbi 5 milionë e gjysmë veta dhe ka vrarë mbi 350 mijë njerëz nëpër botë.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori