Chelsea ka fituar derbin e Londrës në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat minimal 1-0.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund u vendos nga një gol i mysafirëve.


Eric Dier shkaktoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë mesfushori, Jorginho.

Jorginho dhe Mateo Kovacic ishin prej më të mirëve me notën 7.3, por më mirë se dyshja bëri anësori Racce James që u vlerësua me notën 7.6.

Te Tottehami notën më të lartë e kishte Dier (7.4).

Notat e lojtarëve të Tottenham dhe Chelsea

/Telegrafi/

telegrafi sport app