ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Spanja ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1 në një çerekfinale dramatike, të vendosur vetëm në minutat e fundit të takimit.

Skuadra e Luis de la Fuente kontrolloi më shumë lojën dhe krijoi disa mundësi të mira, por Belgjika qëndroi në garë deri në fund, duke e bërë përballjen tejet të tensionuar.


Për ‘Furinë e Kuqe’ golat i realizuan Fabian Ruiz dhe Mikel Merino, ndërsa për Belgjikën realizoi Charles De Ketelaere.

Ndonëse belgët e humbën ndeshjen dhe u eliminuan, lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Thibaut Courtois (7.8), i cili deri në momentin e zëvendësimit bëri plot katër pritje, duke e mbajtur kombëtaren e tij në lojë.

Përveç Courtois, me nota pozitive te Belgjika u vlerësuan edhe Charles De Ketelaere (7.4) dhe Nathan Ngoy (7.1).

Në anën tjetër të Spanja lojtari më i mirë sipas Sofascore u vlerësua Rodri (7.7) i cili pati një paraqitje tejet solide në mesfushë.

Me notë pozitive gjithashtu kaloi edhe Lamine Yamal (7.5) i cili në disa raste vuri në vështirësi mbrojtjen belge me driblimet e tij.

Lojtari me notën më të dobët ishte portieri Senne Lammens (6.1).

Notat e lojtarëve tjerë të Spanjës dhe Belgjikës:

/Telegrafi/

telegrafi sport app