Me një gol të shënuar, Spanja ka triumfuar si mysafir i Portugalisë në Estadio Municipal de Braga.

Falë fitores së arritur në ndeshjen e Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve, La Roja ka marrë notë mesatare më të lartë sesa ekipi nikoqir.

Portieri mysafir, Unai Simon, i cili e mbajti portën të paprekur ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë sfidë, i ndjekur nga golashënuesi Alvaro Morata.

Bruno Fernandes është ndër lojtarët më të vlerësuar te portugezët, derisa Cristiano Ronaldo nuk ishte në nivelin e tij.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Portugalia 0-1 Spanja. /Telegrafi/

Reklama