Aston Villa e mbylli finalen me autoritet dhe e mposhti Freiburgun 3-0, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë me dy gola dhe duke e administruar qetësisht epërsinë në vazhdim.

Anglezët ishin më të saktë në zonë dhe më të rrezikshëm në momentet kyçe, me golat që erdhën nga Tielemans (41’), Buendia (45+3’), Rogers (58’).


Sa i përket notave të lojtarëve, Aston Villa dominoi edhe në vlerësime, me disa emra që spikatën qartë. Tre më të mirët e finales ishin Youri Tielemans (8.4), Emiliano Buendia (8.3) dhe Morgan Rogers (7.9), që ishte konstant në krijim dhe e vulosi rezultatin me golin e tretë.

Aston Villa e Unai Emery fiton Ligën e Evropës telegrafi.com

Në anën tjetër, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes ishte Philipp Treu (5.8) te Freiburg.

Në total, diferenca u pa edhe te vlerësimi i skuadrave: Freiburg 6.53 kundrejt Aston Villa 7.09.

Notat e lojtarëve të Freiburg dhe Aston Villa


/Telegrafi/

telegrafi sport app