LAJMI I FUNDIT:

Notarët urdhërohen të dalin nga uji pasi peshkaqeni kafshoi sërfistin në plazhin e Long Island të Nju Jorkut

Notarët urdhërohen të dalin nga uji pasi peshkaqeni kafshoi sërfistin në plazhin e Long Island të Nju Jorkut

Noti u pezullua në një plazh të njohur në Long Island të Nju Jorkut pasi një sërfist u kafshua nga një peshkaqen herët në mëngjes të mërkurën, raporton NBC New York.

“Noti është pezulluar në këtë kohë për shkak të aktivitetit të rrezikshëm të jetës detare”, citohet të ketë thënë “Suffolk County Parks” në një deklaratë në Twitter, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave të huaja, kafshimi ndodhi midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit në plazhin Smith Point, duke shënuar herën e dytë në javët e fundit që një pushues kafshohet nga një peshkaqen në Suffolk County.

Së paku deri më tani, gjendje e sërfistit nuk dihet.

Në fillim të këtij muaji, një peshkaqen i vogël kafshoi gjoksin dhe dorën e një roje shpëtimi gjatë një stërvitjeje, duke çuar në një tjetër mbyllje të plazhit. /Telegrafi/