LAJMI I FUNDIT:

Nostradamusi kishte parashikuar kriptovalutat qysh në shekullin e 16-të

Nostradamusi kishte parashikuar kriptovalutat qysh në shekullin e 16-të

Rritja e vlerës së Bitcoin është bërë tema kryesore në botë, kurse qysh në shekullin e 16-të Nostradamusi e kishte parashikuar ekzistencën e kësaj kriptovalute.

Nostradamusi qysh në vitin 1555, në librin “Les Proheties”, kishte parashikuar revolucionin e kriptovalutës, transmeton Telegrafi.


Në disa rreshta të këtij libri thuhet se kombet dhe një formë e re e parave do të ngrihen nga humnera.

“Krishterimi do të ndryshojë ligjet kur të zbulohet një burim i ri i arit dhe argjendit. Kurse kreditë e mëdha të arit dhe argjendit, do të shkaktojnë rebelim te personat e verbuar nga epshi”, thuhej në njërin nga parashikimet e tij nga i cili ka elemente të paralajmërimit të ardhjes së Bitcoin.

Këtë “gjetje” të parashikimit të Nostradamusit nuk e ka bërë ndonjë akademik, por një përdoruesi i rrjetit social Reddit i njohur me nofkën Viper2097.

Megjithatë, Brian Dunning, autor i emisionit Skeptoid Podcast”, thotë se fjalët e Nostradamusit shpesh janë keqkuptuar.

“Vështirë është të kuptohet Nostradamusi, kurse shumë po mundohen që në mënyrë kreative ta interpretojnë apo komplikojnë, dhe kështu po humbin kohë duke elaboruar gjërat që janë më të gjata. Shumë prej këtyre gjërave nuk janë edhe aq të sakta”, ka shtuar ai. /Telegrafi/