LAJMI I FUNDIT:

Norma mesatare e inflacionit për vitin 2017 ishte 1.5%

Norma mesatare e inflacionit për vitin 2017 ishte 1.5%

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) krahasuar me muajin dhjetor 2017 me nëntorin e 2017-së në vend i ishte i pandryshuar, shkruan Telegrafi.

Përkundër mosndryshimit të IHÇK-së gjatë muajit dhjetor 2017, vërehen disa ngritje e çmimeve. Perimet u rriten me 2.8 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.5 për qind, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimit të biletave të aeroplanit, me një ndikim të përbashkët prej 0.2 për qind në IHÇK.


Por, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve për rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse me -2.5 për qind, si rezultat i rënies së çmimit të energjisë elektrike në muajin dhjetor 2017 për -4.9 për qind dhe rënie të çmimeve te disa nëngrupe të konsumit prej me -5.8 për qind me një ndikim të përbashkët prej 0.2 për qind në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2017 me po të njëjtën periudhë të një viti më herët ishte 0.5 për qind.

Në këtë periudhë ka pasur ngritje të çmimeve të konsumit. Buka dhe drithërat u rriten me 3.6 për qind, pemët me 13.6 për qind, mishi me 0.8 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 7.8 për qind, duhani me 3.9 për qind, transporti privat me 1.4 për qind, si rezultat i ngritjes së çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet e transportit me 3.2 për qind, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimit të biletave të aeroplanit me një rritje të përgjithshme prej 1.3 për qind të IHÇK-së.

Rënia e çmimeve në qumësht, djathë dhe vezë prej -1.2 për qind, perime me -1.9 për qind, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse me -5.4 për qind dhe blerja e automjeteve me -1.5 për qind me një ndikim të përbashkët prej -0.8 për qind, kanë bërë që ngritja e IHCK-së të neutralizohet.

Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2017 ishte 1.5 për qind. /Telegrafi/