LAJMI I FUNDIT:

Noel Gallagher ndahet nga gruaja Sara MacDonald pas 22 vitesh së bashku

Noel Gallagher ndahet nga gruaja Sara MacDonald pas 22 vitesh së bashku

Artisti i njohur, Noel Gallagher do të divorcohet nga gruaja e tij Sara MacDonald pas gati 12 vitesh martesë.

Ylli i “Oasis”, 55 vjeç, dhe publicistja e muzikës, 51 vjeçe, lëshuan një deklaratë të premten mbrëma (13 janar) duke njoftuar ndarjen e tyre dhe se dy djemtë e tyre ‘mbeten prioriteti i tyre’.


Noel, i cili u martua me Sarën në një ceremoni private në New Forest në qershor 2011, thuhet se është shpërngulur nga rezidenca e tyre prej 8 milionë funtesh në South Downs në Hampshire dhe po jeton në veri të Londrës pas prishjes së martesës së tyre.

Noel dhe Sara janë prindër të dy djemve, Donovan, 15, dhe Sonny, 12 vjeç. Rokeri është gjithashtu baba i vajzës së tij të madhe Anais, 22, nga lidhja e tij e mëparshme me ish-gruan Meg Mathews.

“Noel Gallagher dhe Sara Macdonald kanë konfirmuar se çifti do të divorcohet. Ata së bashku do të vazhdojnë të kujdesen për fëmijët e tyre që mbeten prioriteti i tyre. Noel dhe Sara i kërkojnë mediave të respektojnë privatësinë e tyre dhe të familjes sonë në këtë moment”, tha një përfaqësues i tyre.

Noel dhe Sara kanë jetuar në një rezidencë 8 milion paund në South Downs pranë qytetit të Petersfield të Hampshire që nga viti 2019, me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Por krijuesi i hitit “Don’t Look Back In Anger” tani thuhet se jeton i ndarë nga gruaja e tij në Londrën Veriore.

Noel u takua me Sara në vitin 2000 në një klub në Ibiza të quajtur Space – një vit para divorcit të tij nga gruaja e tij e parë Meg.

Rokeri ishte i martuar me Meg për katër vjet. Por pas ndarjes së tyre, u raportua se rokeri kishte një lidhje me Sarën gjatë marrëdhënies së tij me Meg.

Noel dhe Sara u ndanë shkurtimisht në vitin 2002 mes raporteve që Sara e pa Noelin “shumë fëmijëror” për t’u martuar dhe për të pasur më shumë fëmijë, por ata vazhduan të pajtoheshin dhe u martuan në vitin 2011. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori