LAJMI I FUNDIT:

Nobelistja e Paqes në Hagë për gjenocid

Nobelistja e Paqes në Hagë për gjenocid

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka nisur procesin kundër udhëheqësve të Mianmarit, të akuzuar për gjenocid dhe spastrim të minoritetit mysliman në vend. Akuzat rëndojnë veçanërisht ndaj kryeministres Aun Sen Su Ki, e cila dikur mbahej ikonë e paqes dhe do të vlerësohej edhe me Nobel për aktivizmin e saj për të drejtat e njeriut.

Kryeministrja e Mianmarit, Aun Sen Su Ki, mbërriti të martën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për t’u përballur me akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Politikania 74-vjeçare e vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1991, akuzohet nga shteti i vogël afrikan i Gambias dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam se ka lejuar ushtrinë të persekutojë e vrasë mijëra pjesëtarë të minoritetit mysliman “rohinxha”.

“Çdo ditë që kalon pa vepruar vriten më shumë njerëz, më shumë gra po përdhunohen dhe fëmijët e tyre po digjen të gjallë. Dhe kjo vetëm pse lindën ndryshe, me race dhe fe ndryshe nga ajo e atyre që i vret dhe i përdhunon. Ky, të nderuar gjykatës, është gjenocid,” deklaroi të hënën në Hagë ministri i Drejtësisë i Gambës, Abubakar Tambadu.

Rohanxhat janë një etni që beson në Islam dhe i ndalohet të lëvizin lirisht, të marrin nënshtetësinë, të edukohen apo të punojnë në administratën publike të Mianmarit, në shumicë budiste.

Ata konsiderohen emigrantë të paligjshëm, dhe në spastrimin etnik të viteve 2016-2017, me mijëra do të vriteshin e gati 1 milion do të zhvendoseshin në kampe drejt Bangladeshit.

Kryeministrja birmane, Aun Sen Su Ki, e cilësuar si ikonë e luftës kundër diktaturës në fundvitet 80, ende mbështetet nga banorët e saj.

Ajo i ka mohuar krimet kundër minoriteti dhe ka premtuar ndëshkim për autorët në rastet e izoluara. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori