LAJMI I FUNDIT:

Nobelin për Ekonomi, e fitojnë një britanik dhe një finlandez

Nobelin për Ekonomi, e fitojnë një britanik dhe një finlandez

Britaniku, Oliver Hart, dhe finlandezi, Bengt Holmstroem janë dy fituesit e çmimit Nobel për ekonominë për vitin 2016. Dy ekonomistët u vlerësuan nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për kontributin e tyre në teorinë e kontratave.

Fituesit erdhën surprizë pasi asnjë prek kandidatëve të projektuar si fituesit e mundshëm nuk rezultuan fitues. Çmimi Nobel për ekonominë ka filluar të akordohet që prej vitit 1968, me kërkesë të Bankës Qendrore të Suedisë.


Ky çmimi ka një rëndësi tepër të madhe pasi shpeshherë ka ndikuar që teoritë e fituesve të aplikohen realisht edhe në vendimarrje, për shkak të prestigjit. Profesori i Universiteti të Harvardit dhe ai i “MIT” vlerësohen se kanë bërë një punë mjaft të rëndësishme në krijimin e “teorisë së kontratave”, si një fushë fertile e kërkimit.

“Ekonomitë moderne mbahen së bashku nëpërmjet kontratave të panumërta. Metodat e reja dhe mjetet e zbuluara nga dy ekonomistët janë mjaft të vlefshme për të kuptuar kontratat në jetën reale dhe në institucione”, nënvizon akademia mbretërore suedeze e shkencave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori